TË FUNDIT

Doli shëtitje me varkë! Gjendet trupi i pajetë i aktores Naya Rivera

Pas gjashtë ditësh kërkim gjendet trupi i pajetë i pajetë  i aktores Naya Rivera.

Kreu i ekuipazhit të kërkim-shpëtimit tha se në liqenin ku u mbyt aktorja kanë gjetur një trup të pajetë dhe se nevojitej ekspertiza për të vërtetuar nëse ishte ajo apo jo.

Trupi i saj u gjet në pjesën verilindore të liqenit – i cili është 60 metra i thellë.

Ne besojmë se trupi ishte fshehur brenda disa shkurreve në shtratin e liqenit,” thanë ekspertët.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se hetuesit janë të sigurtë se trupi është i Naya bazuar në vendndodhjen, karakteristikat fizike dhe veshjen e saj.

Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur, ndërsa atë të nënës së tij ende në bord.

Josey ndërkohë është kthyer në familjen e tij dhe është fotografuar në krahët e babait të tij, ish-burrit të Rivera-s, Ryan Dorsey, i cili dukej shumë i trishtuar për humbjen e madhe.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat