TË FUNDIT

“Bihter” flet për herë të parë pas lajmeve për divorc

Aktorja e famshme turke, Beren Saat e njohur për rolin e saj në “Dashuri e ndaluar” gjithmonë ka përbërë interes për publikun shqiptar.

Aktorja përflitet se është divorcuar nga bashkëshorti i saj, këngëtari Kenan Dogulu.

Në fakt ata janë së bashku prej vitesh vitesh dhe si duket martesa e tyre ka pësuar disa herë krizë.

Pas shumë aludimeve, Beren ka vendosur të thyejë akullin së fundmi, duke treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj janë bashkë dhe madje pas karantinës dashuria e tyre ka shkuar në tjetër nivel.

“Përpara se të martohesha mendoja se dashuria nuk do të thotë martesë. Ndërsa tani mendoj se dashuria është më e rëndësishme se vetë martesa. Kanë publikuar lajme ndarje për ne, edhe pse nuk kishim probleme. Pas ndarjes, ne u bashkuam dhe e kaluam bashkë karantinën. Filluam të bëjmë muzikë së bashku. Marrëdhënia jone shkoi në një tjetër nivel. Jemi në një tjetër nivel dashurie. Ne arritëm me sukses të kompozojmë së bashku. Arritëm të jemi një familje. I kapërcyem bashkë të gjitha problemet”-u shpreh aktorja.

Kujtojmë se çifti ka kaluar 1 vit të ndarë, pasi këngëtari tradhëtoi aktoren e njohur.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat