Baris Arduç, aktori me origjinë shqiptare, është i njohur në vendin tonë nga telenovelat “Dashuri me qira” dhe “Kuzgun”.
Aktori ka vendosur t’i japë fund beqarisë pasi mediat turke kanë shkruar së fundmi se ai do të martohet këtë javë me partneren e tij, Gupse Ozay.


Gupse dhe Baris do të martohen në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet dhe do ftojnë vetëm 5 persona për shkak të pandemisë së Covid-19 që nuk lejon grumbullimet.

