Pak ditë më parë, moderatorja e Top Channel Ori Nebijaj i vuri të gjithë në dyshime se do të largohej me postimin e fundit lidhur me emisionin e mëngjesit Wake Up.
Ori shkruante:
Po sikur të fle pak këtë sezon?”
Kolegu i saj Isli Islami ka hedhur poshtë dyshimet. Ai ka publikuar një postim ku ka njoftuar rikthimin e programit të mëngjesit ditën e nesërme në orën 7:00 deri në 10:00 së bashku me Orin.
“Ju ka marrë malli për mëngjeset në Wake Up? Rikthehemi nesër në orën 7:00-10:00 me Ori Nebijaj dhe Isli Islami në @topchannelalbania dhe @top_albania_radio”, shkruhet krah fotos së Orit dhe Islit.
![]()

