Gjatë verës moderatorja Xhemi Shehu konfirmoi se ajo s’do të ishte më pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.
Tashmë është zbuluar se ku do e shohim pas postimit të moderatorit Eni Shehu.
“Nuk është karantinë” titullohet emisioni i tij i ri i cili do të transmetohet në “Abc News”, ndërsa gjatë videos u vu re prezenca e Xhemi Shehut.
Duket se ky është projekti dhe televizioni i ri ku do ta shohim moderatoren, ndërsa “Nuk është karantinë” do të na shoqërojë në ekran çdo fundjavë.
Eni u shpreh mjaft entuziast për projektin e tij të ri i cili rikthen në ekran moderatoren:
Heeeyyyy miqqq sidomos ju qe me njihni nga afer e dini entuziasmin dhe emocionet qe me shoqerojne para cdo projekti. Po sinqerisht kam 10 min me tel ne dore e s’di nga t’ia filloj: Imagjinoni nje program krejtesisht dinamik dhe shume sfidues! “Nuk eshte Karantine” – me besoni, eshte nje serial televiziv qe mezi po pres ta shihni dhe te frymezoheni nga aventurat, personazhet, historite dhe keshillat per nje jete aktive e sa me te shendetshme. Cdo fundjave do jemi bashke ne Abc News Albania