fbpx

“Pendohem që e kam patur mik!” Për herë të parë Stresi flet për miqësinë e prishur me Noizy-n

stresi-noyzi.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Stresi ka qenë i ftuar në “Roped with Olsi” kur pas kaq shumë kohësh i është rikthyer marrëdhënies së tij me Noizyn.

I pyetur se cili është ai person për të cilin është penduar se e ka patur mik dikur, Stresi u përgjigj:

Ai që bën zhurmë”, duke mos i përmendur as emrin.

Reperi tregoi se dikur kanë qenë shokë dhe se fillimet e tyre kanë qenë ndryshe, por gjërat ndryshuan dhe në varësi të rrjedhojave tashmë është penduar që e ka patur mik dhe që i ka besuar.

I vetmi person për të cilin jam penduar që e kam njohur, jam penduar që e kam besuar, jam penduar pas këtyre rrjedhojave që na ndodhën, tani jam penduar normalisht. Është pendesë sepse është histori shumë e madhe mes nesh. Pendohem normalisht që e kam patur mik e që i kam besuar apo ç’rëndësi ka…e them për herë të parë këtu, është ai çuni që bën zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe….

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303