fbpx

Adrola Dushi gati të kurorëzojë lidhjen disavjeçare me politikanin nga Kosova në martesë?!

Adrola-Dushi.jpg

Modelja e famshme shqiptare, Adrola Dushi është përfolur për një lidhje me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

Thuhet se çifti ka nisur të bashkëjetojë dhe se modelja është shpërngulur në Prishtinë.

Mirëpo si duket marrëdhënia mes tyre qenka konsoliduar goxha dhe tashmë janë drejt martesës.

Sipas “Panorama Plus”, Adrola po e mendon seriozisht kurorëzimin në martesë para të tridhjetave, teksa nga festa e ditëlindjes së saj të fundit, Albinin nuk e pamë askund.

E njëjta media shkruan se çifiti dhe miqtë e tyre janë treguar shumë të kujdesshëm që mos të shfaqet asnjë foto e tyre nga super party në Dhërmi, ku ishin të ftuar miqtë e 27-vjeçares dhe figura të njohura publike.

Burime të afërta pranë çiftit kanë treguar se për lidhjen e tyre janë në dijeni edhe të afërmit, ndërkohë që janë duke bërë plane për një fejesë të afërt.

 

 

REAL NEWS 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303