Agron Llakaj ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina, kanë fituar betejën me Covid-19.
Llakaj ka rrëfyer se për 20 ditë ata kanë qenë të infektuar dhe tashmë kanë marrë përgjigjen se janë “negativ”.
Postimi plotë:
“Te dashur miq! Me ne fund, pas nje beteje relativisht te moderuar me Covid 19, pas rreth 20 ditesh, ime shoqe Kostandina dhe une morem pergjigjen ‘negativ’ te tamponit. Ne ja dolem, me qetesi dhe pa panik… ne mbeshtetje te njeri tjetrit por me kujdesin absolut dhe te vajzes tone Alkida, qe nuk mori parasysh rriskun per vete por na sherbeu deri ne momentin e kapercimit te situates. ‘Kush ka vajza, boten ka’ thote kenga.”, ka shkruar Llakaj në postimin e tij.
Ai ka njoftuar se së shpejti do rikthehet në dy emisionet e tij, Al Pazar dhe Fake Off me shumë dëshirë dhe pasion. Në fund aktori i humorit ju ka bërë thirrje të gjithëve që të mbajnë maskën, të ruajnë distancimin, për ta kaluar sa më shpejt këtë situatë.


