Aktorja amerikane, Jennifer Aniston, është duke fituar para për luftën ndaj COVID-19 në një mënyrë tejet të veçantë.
51-vjeçarja përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se do të nxjerrë në ankand portretin e saj nudo të realizuar në vitin 1995.
Imazhi i saj ishte bërë nga Mark Seligerl, i cili asokohe ishte i punësuar për të realizuar një set fotografik për të gjithë personazhet e hit-serialit “Friends”.
Portreti bardh e zi ku aktorja shihet duke qëndruar këmbëkryq do të shitet për të mbledhur fonde rreth gjetjes së një vaksine për coronavirusin.
“Shoku im i dashur @markseliger u bashkua me @radvocacy dhe @christiesinc për të nxjerrë në ankand 25 portretet e tij – përfshirë edhe timen – për lehtësimin e COVID-19”, ka thënë Aniston.
“100% e të ardhurave nga shitjet e këtij portreti do të shkojnë në @NAFClinics, një organizatë e cila siguron testim dhe kujdes për të gjithë vendin”, shton më tej ajo.
https://www.instagram.com/p/CA0Rm5eD4m8/?utm_source=ig_embed

