fbpx

Alketa i tha të gjitha! Në kopertinën e revistës prestigjoze britanike nga poshtërimet që i janë bërë tek planet për të ardhmen

Moderatorja e famshme shqiptare, Alketa Vejsiu  së fundmi ka qenë në coverin e një reviste britanike, “Global Woman”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

Moderatorja është pyetur se si po e përjeton eksperiencën si prezantuese e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, për të cilën Alketa ka thënë se është një ndjenjë e jashtëzakonshme.

Alketa është ndalur edhe te ngacmimet dhe ofendimet që ka marrë që në fillimet e karrierës e deri tani për shkak të pamjes së jashtme.

Ajo tregon se mesazhet e tilla janë të shumta, dhe në fillim kur ishte ende e re i vunte, por tani ka fituar “imunitet”, siç e cilëson ajo.

Ne biseduam në episodin e fundit për ngacmimin. Dhe e kam përjetuar vetë se çfarë do të thotë të ofendohesh për fytyrën tënde të papërsosur. Unë vazhdoj të marr mesazhe jashtëzakonisht fyese që përpiqen të më poshtërojnë mua si femër, për fytyrën dhe fizikun time. Unë jam imun ndaj kësaj sepse jam i rritur, por nuk mund të mohoj se ka qenë e vështirë për mua gjatë viteve të adoleshencës time! Dhe është e vështirë për fëmijët në ditët e sotme.

Padyshim, nuk kishte si të shpëtonte pa u pyetur për eksperiencën e saj në Sanremo, që e cilësoi si momentin më të lumtur të karrierës së saj.

Alketa ka përmendur edhe menaxherin Lucio Presta, i cili e ka spikatur që në “X-Factor”.

Absolutisht është momenti më i lumtur i karrierës time. Unë i dëshmova vetes sime se mund të vish nga një vend i vogël, por mund të mendosh dhe të veprosh shumë përtej kufijve. Për shkak se talenti, ëndrrat dhe pasioni, ata e gjejnë gjithmonë rrugën.Për të qenë e sinqertë, u ndjeva kaq e habitur nga mënyra sesi më mbështeti media italiane. Por me Sanremo-n është rasti kur duhet të përmendim rolin e një menaxheri të shkëlqyeshëm. Emri i tij është Lucio Presta, dhe ai është histori suksesi që qëndron pas pamjes sime.

Moderatorja  është edhe në botën e biznesit dhe për këtë të fundit ka treguar se ka qëllime ndërkombëtare dhe se po punon për këtë gjë.

Qasja ime ka qenë gjithmonë tregu ndërkombëtar! Unë me të vërtetë shpresoj të zgjeroj biznesin tim ndërkombëtarisht, kështu që unë jam duke punuar për këtë gjë!

 

REAL NEWS