TË FUNDIT

Anxhela Peristerin e zgjedhin fituese ende pa nisur Festivali i Këngës! Ja si qëndron e vërteta

Gjatë ditës së djeshme në media dhe shtypin rozë ka qarkulluar lajmi se Anxhela Persiteri zyrtarisht ka fituar vendin e parë dhe do të përfaqsojë Shqipërinë në Eurovision.

Në lajm thuhej  se Peristeri mblodhi shumën më të madhe të pikëve nga juria e Festivalit të Këngës, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë. Sipas këtij lajmi juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.

Duket se ky ka qenë një lajm i gjithi fake pasi në një prononcim për “AbcNews”, drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, ka shpjeguar se është e pamundur që fituesi të shpallet që tani dhe se e gjithë kjo ka qenë e stisur.

Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor. Gjithçka është bërë për shkak të interesave personale, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë”, është shprehur Leka.

Kujtojmë se fituesi që do të zgjidhet në Festivalin e Këngës do të përfaqësojë vendin tonë në edicionin e ardhshëm të “Eurovision”, i cili do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat