TË FUNDIT

Bora Zemani i thotë të gjitha! Nga mendimi i parë për Donaldin deri te zënka e fundit me të

Moderatorja e “Përputhen”, Bora Zemani ka qenë e ftuar në emisionin më të ri nga vëllezërit Veshaj “Binjakët Show”.

E ulur përballë partnerit të saj, Donald Veshaj, në sfidën “Ndaj ose Haje”, moderatorja dhe aktori i humorit treguan detaje të shumta rreth lidhjes së tyre 2-vjeçare, për të cilën deri sot janë treguar të rezervuar në maksimum.

Bora tregoi se çfarë ka menduar për Donaldin kur e ka parë për herë të parë, pavarësisht se në fillim insistoi.

“Kur të kam parë për herë të parë e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida”, tregoi Bora.

Më pas u pyet nga Donaldi se cila është zënka e tyre e fundit dhe ajo nuk ngurroi të përgjigjej.

“Ne kishim një përvjetor bashkë dhe supozohet që çiftet mendojnë për njëri-tjetrin, t’i bëjnë dhurata njëri-tjetrit. Kishim 2 vite bashkë. Dhe u zumë, sepse unë nuk kisha bërë dhuratë atë ditë dhe ti e kishe bërë dhuratën tënde. Dhurata ime erdhi një ditë më mbrapa”, rrëfeu Zemani.

Ndërkohë Donaldi tregoi se nuk dëshironte ta ftonte partneren e tij në emision, por u detyrua ta bënte këtë gjë, sepse nuk i kishte ardhur i ftuari që kishte planifikuar..

Në fillim të emisionit Bora foli edhe për largimin e saj nga “Treshat”. Ajo tha se ata e kishin menduar prej kohësh mbylljen e emsionit, sepse e kishin vënë re që nuk kishte më vazhdimësi dhe duke qenë se dy vëllezërit nuk mund të bënin pa njëri-tjetrin ishte detyruar Bora të largohej prej tyre.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat