Burime pranë Ledri Vulës kanë treguar për “Panorama Plus” se reperi i njohur po mendon që t’i jap fund beqarisë dhe të martohet kur të mbarojë karantina.
Mendohet se ata do të organizojnë një dasëm shumë private dhe të detyruar të respektojnë rregullat pasi edhe pas karantinës jeta nuk do të jeta më si më herët.
Prindërit e reperit, Agron dhe Xheraldina Vula folën për çiftin duke thënë se janë dy botë të ndryshme që kombinohen me njëri-tjetrin.
“Sara është një vajzë shumë fisnike, e bukur. Por shpirti dhe zemra e saj praktikisht është shumë më e madhe se bukuria. E bukur është mjaft.Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe më duket Ledri e ka gjetur yllin e vet.
Por vlen të theksojmë se ndryshe nga dëshira e babait të Ledrit që dëshironte një dasëm madhështore, reperi ka menduar një dasëm tejet private.

