Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu, ka zyrtarizuar lidhjen e tij me partneren Ertemiona Mejdani.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Devisi, përmes një postimi në rrjete sociale.
Ai ka publikuar në Instagram dy foto ku shfaqet duke pozuar me unaza në gisht bashkë me Ertemionën.
“Sot ishte jë ditë e veçantë për ne, zyrtarizmi i lidhjes sonë. Ajo që do i uroja gjysmës sime Ertemionës është të plakemi bashkë jeta ime”, ka shkruar Xherahu
Devisi dhe Ertemiona kanë më shumë se 9 vite të lidhur me njëri-tjetrin dhe kanë shprehur dëshirën më herët edhe për t’u bërë prindër.