Pas gjashtë ditësh kërkim gjendet trupi i pajetë i pajetë i aktores Naya Rivera.
Kreu i ekuipazhit të kërkim-shpëtimit tha se në liqenin ku u mbyt aktorja kanë gjetur një trup të pajetë dhe se nevojitej ekspertiza për të vërtetuar nëse ishte ajo apo jo.
Trupi i saj u gjet në pjesën verilindore të liqenit – i cili është 60 metra i thellë.
Ne besojmë se trupi ishte fshehur brenda disa shkurreve në shtratin e liqenit,” thanë ekspertët.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se hetuesit janë të sigurtë se trupi është i Naya bazuar në vendndodhjen, karakteristikat fizike dhe veshjen e saj.
Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur, ndërsa atë të nënës së tij ende në bord.
Josey ndërkohë është kthyer në familjen e tij dhe është fotografuar në krahët e babait të tij, ish-burrit të Rivera-s, Ryan Dorsey, i cili dukej shumë i trishtuar për humbjen e madhe.

