fbpx

Ekzekutimi i 62-vjeçarit për një borxh të pashlyer

i-vrari-te-liqeni-770x437-1.jpg

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Liqenit të Tiranës.

Një borxh i pashlyer dyshohet se është shkak i vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15. Viktima Haxhi Baçinozi ishte duke vrapuar me djalin kur është qëlluar  nga  një person,  i cili  është  larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motor, drejt zonës së Saukut.

Policia bën me dije se ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe e ka shpallur në kërkim.

Advertisement

62-vjeçari ka mbetur fillimisht i plagosur  dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mësohet se viktima ishte me origjinë nga Radostina e Fierit dhe ka qenë i dënuar politik  për agjitacion dhe propagandë./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303