TË FUNDIT

Eliona Pitarka konfirmon lajmet për shtatzaninë, aktorja në pritje të ëmbël

Prej kohësh po qarkullon në media se aktorja e humorit Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël.

Eliona ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale e teksa herë pas here ka publikuar foto është munduar ta fshehë barkun e rrumbullakosur po kësaj rradhe jo më.

Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, Eliona ka konfirmuar se po e zgjeron familjen e saj.

Nje ndjekës e pyeti Elionën nese ajo synon te krijoje familje ne te ardhmen apo ende do të ketë synim për karrieren, ndërsa ajo tha se po i bën të dyja.

E kush tha qe nuk mund ti besh te dyja paralelisht, sepse une po i bej te dyja”- u përgjigj Eliona, duke konfirmuar kështu lajmet e pritjes së ëmbël.

Eliona ka preferuar të mos japë më shumë detaje dhe ka treguar se nuk preferon ta bëjë publik partnerin e saj.

Kujtojmë se muajin e kaluar aktorja mori propozim për martesë nga partneri ndërsa përgjigjia e saj ishte “Po, përgjithmonë”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat