Moderatorja e “E Diell”, Fjoralba Ponari ka qenë tepër aktive në rrjete sociale.
Fjoralba ka zhvilluar shpesh “mini-intervista” në InstaStory apo video live, ndërsa së fundmi i ka shuajtur kuriozitetin një ndjekësi që e pyet për një anë “të keqe” të karakterit të saj.
“Unë mendoj se s’ka mundësi të jesh kaq e mirë. Të lutem më trego të keqen që të balancon.”- shkruan ndjekësi.
Kësaj pyetjeje, Fjoralba ka vendosur t’i përgjigjet pa dorashka:
“Jam një hakmarrëse gjakftohë! Mos më bëfsh keq në këtë jetë, se të nxjerr qumështin e nënës për hundësh, me qetësinë më të madhe!”- shkruan moderatorja.


