Grupi legjendar bën histori në Youtube

guns-n-roses.jpg

Grupi legjendar, Guns N’ Roses, ka bërë histori pasi kënga e tyre  “Sweet Child O’ Mine” është videoja e parë e muzikës së viteve ’80 që arrin 1 miliard shikime në YouTube.

Kënga e vitit 1987, pjesë e albumit të parë “Appetite for Destruction”, është momentalisht kënga më e dëgjuar e atyre viteve, çka e bën Guns N’ Roses grupin më të famshëm të viteve ’80 dhe ’90, pasi momentalisht ata mbajnë rekordin edhe për këngën më të klikuar të ’90-s. “November Rain” e vitit 1992 numëron më shumë se 1.2 miliardë shikime në YouTube.

“Appetite for Destruction” ka shitur afërsisht 30 milionë kopje në të gjithë botën duke u bërë një ndër albumet më të shitur në histori.

Vendin e parë si kënga me më shumë klikime në YouTube e mban “Despacito” (6.49 miliardë) e Luis Fonsi ft. Daddy Yankee, e ndjekur nga “Shape of You” (4.45 miliardë) e Ed Sheeran dhe “See You Again” (4.26 miliardë), Wiz Khalifa ft. Charlie Puth.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303