TË FUNDIT

Historia që fshihet pas puthjes së sikletshme me Brad Pitt, aktorja sqaron si ndodhi

Pas 9 muajsh aktorja Lena Dunham na shpjegoi më në fund se çfarë historie fshihet pas puthjes së sikletshme me Brad Pitt.

Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, gjatë premierës së filmit Once Upon a Time in Hollywood, në rrjet qarkulluan disa foto mjaft të sikletshme mes dy aktorëve.

Madje njerëzit u morën edhe me fytyrën e Leonardo Di Caprios:

Këto foto qarkulluan me një lum komentesh të cilat tregonin se aktorja duket se e ka marrë zor Brad, por ja çfarë thotë ajo:

 

“Nuk e di nëse e kujtoni, por qarkulluan shumë foto të miat dhe të tij në një pozicion shumë të sikletshëm. Interneti e lexoi sikur unë po e sforcoja fizikisht Brad-in për të më puthur dhe po i shkaktoja stres, por nuk është kështu. Nuk do ta sforcoja kurrë atë për t’i rrëmbyer një puthje. E respektoj shumë si artist dhe si mik.”

Më tej ajo shton:

“Gjatë asaj nate, ai e pa që unë isha nervoze. Më çoi në një dhomë dhe morëm pica fshehurazi. Pashë një unazë tijën që më pëlqeu dhe ma dhuroi pa u menduar 2 herë. Eshtë njeri kaq i sjellshëm dhe empatik. Kurse unë, isha nervoze sepse kisha rreth meje gjithë idhujt e mi, por Brad më bëri të ndihesha kaq mirë.”

Njerëve ende ju duket e sikletshme kjo puthje por jo çdo gjë duket si në foto, pasi Lena pati fatin të qëndronte në një dhomë me Brad dhe ti ofroheshin pica nga mashkulli më i preferuar i femrave.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat