TË FUNDIT

Identifikohet autori i vrasjes në Pukë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Pukë, ku i vdekur mbeti 30-vjeçari Petrit Biba.

Gjatë mëngjesit të sotëm, policia ka arritur të identifikojë autorin e vrasjes së të riut, i cili është 35-vjeçari Enderis Doda.

Mësohet se shkrepja e armës është bërë nga pakujdesia e Dodës, ku mbeti i vrarë Petrit Biba.

Ngjarja ndodhi pranë hidrocentralit në fshatin Vrrithë të Pukës, ku viktima u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës.

Petrit Biba nuk mundi të shpëtonte dot nga plagët e rënda që kishte marrë, ku ndërroi jetë në spital./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat