TË FUNDIT

Ish e dashura e Malumës konfirmon lidhjen me Neymar nëpërmjet një fotoje

Modelja Natalia Barulich konfirmoi ndarjen nga këngëtari i njohur, Maluma, tetorin e kaluar.

Natalia duket se e ka kaluar ndarjen përfundimisht me të dhe tani është shumë e lumtur me Neymar Jr.

Modelja e ka konfirmuar lidhjen me futbollisitn e njohur nëpërmjet një fotoje që ka publikuar  në Instagram.

28 vjeçarja ka publikuar një foto krahë futbollistit, që do të jetë gjithashtu edhe në kopertinën e prestigjozes “GQ” në Paris.

“Bonnie dhe Clyde,” shkruan Natalia në postim, duke krahasuar lidhjen me Neymar me çiftin ikonik.

Neymar, dhe këngëtari i njohur kolumbian, Maluma, dikur ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin për një periudhë disa vjeçare, por prej shumë kohësh ata nuk flasin më mes tyre. Mendohet se ka qenë pikërisht Natalia shkaku.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat