fbpx

Ish-futbollisti shqiptar, filmohet në një tjetër krim

Screenshot_16.jpg

Kamerat e sigurisë së një argjendarie të grabitur, kanë arritur të identifikojnë si autor të ngjarjes një 32-vjeçar shqiptar, I cili ishte në kërkim për vrasje. Aleksandër Mata, apo Eno Mata (identiteti tjetër i tij) është filmuar nga kamerat e sigurisë, teksa ka grabitur me dhunë një argjendari në në lagjen “Ambelokipi” të Athinës.

 

Madje, sikurse bëjnë me dije mediat greke, ai ka goditur vajzen e pronarit të argjendarise, para se të kryente grabitjen së bashku me persona të tjerë. Pas kqyrjes së pamjeve filmike, prokurorët kanë konstatuar se autori I grabitjes ishte njëherësh edhe I kërkuari për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos , ngjarje e ndodhur në Tetor të vitit 2017 në Athinë dhe për të cilën policia arrestoi asokohe 2 shtetas shqiptarë. Ndërkohë Mata ka kryer gjatë kësaj periudhe edhe dy grabitje të tjera.

Në njërën prej tyre, pasi u largua ai la edhe një shënim me nënshkrimin “Maradona fluturues”, ku thoshte se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e avokatit grek.

32-vjeçari shqiptar është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303