Aktori i famshëm i “Joker”, Joaquin Phoenix do të bëhet baba për herë të parë.
Partnerja e tij, Rooney Mara është në pritje të ëmbël. “The Daily Mail” shkruan se Rooney Mara është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Mara është fotografuar nga paparacët javën e kaluar, e cila kishte veshur një T-shirt të gjerë, teksa po shkonte në shtëpinë e motrës së saj për të festuar Ditën e Nënës.


