Këngëtarja shqiptare, Kejsi Tola ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj në “Në Kurthin e Piter Pan”.
Gjatë bashkëpunimit të këngës “Më ke mua” me Flor Mumajesin, u përfol asokohe se Kejsi dhe Flori ishin bashkë në një lidhje.
Në lidhje me këtë pyetje, Kejsi tha sot në “Piter Pan”:
“Unë mendoj që ‘fake news’ do ketë gjithmonë dhe nga gjithë kjo eksperienca ime në botën e muzikës, por tani edhe të showbiz-it, sepse gjërat nuk mundesh dot t’i ndalosh, jam mësuar dhe kam filluar të jetoj edhe me lajmet e pavërteta, edhe pse në fillim më mërzitnin shumë, më preknin shumë emocionalisht. Patjetër që “fake news” do të ekzistojnë gjithmonë. Le të hamendësojnë njerëzit sa të duan, për çdo gjë që duan….”
“Ky ishte një “fake news” atëherë?” – këmbënguli Alketa për lidhjen me Flori Mumajesin, por përgjigjja e Kejsit ishte e njëjta:
“Thashë le të hamendësojnë si të duan…”
Ende Kejsi i la njerëzit të hamendësojnë pa u përgjigjur as po as jo.

