TË FUNDIT

Këta sikur u divorcuan! Cardi B dhe Offset kapen mat duke u puthur

Mund të duket e çuditshme por Cardi B dhe Offset janë divorcuar, por vazhdojnë të shkëmbejnë puthje bashkë.

Gjatë fundjavës Cardi B udhëtoi drejt Las Vegasit për të festuar ditëlindjen e saj të 28-të me miqtë dhe mes tyre nuk ka munguar as Offset. Në fakt këtë gjë ata nuk e mbajtën të fshehtë, sepse reperi publikoi në Instagram disa prapaskena nga festa, ku Cardi B shihej duke kërcyer dhe qeshur. Mirëpo ajo çfarë na fshehën ishin puthjet romantike mes tyre dhe dhurata super e shtrenjtë e Offset për reperen.

Më vonë gjatë mbrëmjes ata të dy janë fotografuar duke u puthur në buzë, gjë që tregon se janë sërish bashkë. Jo vetëm kaq, por është mësuar se Offset i ka blerë Cardi B një makinë Rolls Royce me një dizajn special, sepse në sedilje ishte qëndisur emri i vajzës së tyre, Kulture.

https://www.instagram.com/p/CGNQ1jfFtLr/

Muajin e shkuar Cardi B u shpreh e lumtur që ishte single dhe madje tha se ka marrë qindra kërkesa për lidhje, por nuk i pranonte, sepse donte të fokusohej tek bzinesi dhe vajza.

Duket se Offset ka ditur si ta bëjë sërish për vete dhe të fillojë të mendojë seriozisht për një marrëdhënie. Pas divorcit, reperja ka treguar se ajo ishte ndarë miqësisht me partnerin, pa urrejtje dhe se nuk i uronte atij asgjë të keqe.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat