Home Blog Page 11128

Të shtëna te zyra e Njësisë Administrative në Lezhë

0

Qëllohet me armë godina e njësisë administrative të Blinishtit në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet dhe ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes.

Nuk ka ende asnjë emër konkret si i dyshuar për sulmin me armë por policia ka shoqëruar 10 persona. (real-news.tv)

Pedagogët takojnë ministren Shahini, paralajmërojnë grevë të përgjithshme

0

6 përfaqësues nga asambletë e pedagogëve në Ministrinë e Arsimit po zhvillojnë një takim me  kreun e këtij institucioni, Besa Shahini. Pedagogët javën e kaluar i kërkuan ministrisë të rrëzohej ligji.

Përmes një kërkese, pedagogët kërkojnë zgjidhjen e kërkesave të tyre ndërsa paralajmërojnë edhe grevë.

“Presim përgjigje dhe masa konkrete brenda datës 1 shkurt 2019 për pikat e mësipërme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do t’i drejtohemi të gjithë trupër akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme”, shkruhet në shkresë.

Deklaratë

Drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama dhe ministres së Arsimit, të Sportit dhe të Rinisë, znj, Besa Shahini

Duke njohur dhe duke vlerësuar rëndësinë dhe seriozitetin e situatës aktuale në Arsimin e Lartë, dhe më specifikisht në Universitetin e Tiranës.

Me përgjegjësinë më të lartë për të ofruar mësimdhënie dhe kërkim shkencor të nivelit më të mirë për studentët tanë, Me detyrën për të ruajtuar dhe për të forcuar rolin e universitetit publik në Shqipëri

Nxjerrim këtë deklaratë

1.Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre

2.Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015 si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.

3.Kërkojmë shfuqimin e menjëhershëm të VKM-vë të datës 26 dhjetor 2018: N.777, Nr.781, Nr.783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr:185, të cilat bien në kundërshtim me autominë e universitare dhe lirinë akademike

4.Kërkojmë rritjen  e buxhetit për arsimin e lartë publik si  dhe dalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.

Bora Zemani në një romancë të re me aktorin e humorit?

0

Moderatorja simpatike Bora Zemani, është një prej vajzave më të dashura të ekranit.

Ajo i dha fund lidhjes së saj me Dj e njohur Vin Veli, me të cilin ajo ka dhe një djalë të quajtur Arbor.

Po qarkullojnë disa thashetheme se moderatorja mund të jetë në një romancë të re me një prej aktorëve të humorit.

Bëhet fjalë për një prej binjakëve të famshëm të “AlPazar”, Donaldin.

Mendohet se ata janë njohur në televizionin “Klan”, teksa Bora do të moderonte festivalin “Kënga Magjike” dhe aktori merrte pjesë në spektaklin “Dance with me”.

Nuk ka pasur ndonjë konfirmin nga ana e të dy palëve, dhe ende nuk dihet si qëndron e vërteta, por na mbetet veçse të presim se çfarë do të ndodhë më tej./real-news.tv

 

SHBA vret dhjetëra militantë në Somali

0

Një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara vrau 24 militantë të Al-Shababit në Somali, tha ushtria amerikane. Sulmi ndodhi në rajonin Hiran dhe nuk ka viktima civile, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

 

“Ky sulm i përpiktë ajror është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të mbështetur Ushtrinë Kombëtare të Somalisë, ndërsa rrit presionin mbi rrjetin terrorist dhe përpjekjet e tij për rekrutime në rajon”, thuhet në deklaratë. Forcat amerikane po bashkëpunojnë me trupat e Bashkimit Afrikan dhe forcat somaleze në operacionet e kombinuara kundër terrorizmit në Somali. Al-Shabab po përpiqet të krijojë një shtet fundamentalist islamik në Somali, shkruan REL.

Militantët e tij i sulmojnë shpesh ndërtesat qeveritare, hotelet dhe restorantet.

Grupi është i lidhur me rrjetin terrorist ndërkombëtar të Al-Kaidës.

 

Alesia Bami tregon se si iku nga “Stop” me një sms

0

Alesia Bami ishte një prej velinave të emisionit investigativ “Stop” i cili transmetohet në televizionin Klan.

Me sa duket lajmet që kanë qarkulluar këto ditë për një largim të mundshëm të velinës qenkan të vërteta.

Alesa është larguar nga emsioni, dhe arsyeja duket se ka qenë pjesmarrja e saj në një emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel.

Të gjitha dyshimet u shuan pasi Alesia vendosi ta saqrojë njëherë e mirë publikisht.

Ajo ka shkruar në llogarinë e sa në instagram:

“Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit ‘Stop’. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në ‘Top Channel’ dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri”.

Me sa duket Alesian do ta shohim shumë shpejt në ekran por me siguri jo në televizionin Klan./real-news.tv

Vritet me thikë 25-vjeçari shqiptar në Gjermani/EMRI

0

Një i ri shqiptar 25 vjeç me origjinë nga Delvina ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Gjermani pasi është vrarë me thikë në nga një afrikan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak ditësh,dhe  25-vjeçari  shqiptar i identifikuar është Ridjan Myftari, i cili ishte emigrant prej pak muajsh në Gjermani, kur është goditur nga një shtetas afrikan me thikë.

Bëhet e ditur se i riu nga Delvina ka qenë së bashku me një kushëririn e tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar 2 shqiptarët.

Kushuriri i Myftarait mësohet se është qëllluar 6 herë me thikë ndërsa i riu vetëm një herë

Njëri prej shqiptarëve është goditur 6 herë me thikë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.

Por Ridjan Myftari, megjithëse është goditur vetëm 1 herë me thikë, goditja ka qenë fatale për jetën e tij dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, familjarët e të riut shqiptar kanë udhëtuar për në Gjermani dhe pritet që trupi i 25-vjecarit të sillet për t’u varrosur në Rusan të Delvinës.

Sindikata e KEK: Tërhiqeni Ligjin për pagat ose Kosova do të mbetet në terr

0

Termocentralet e Kosovës do të ndalen nëse Korporata Energjetike e Kosovës do të futet në Ligjin për paga.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica.

Llumnica ka thënë se është e papranueshme futja e KEK-ut në Ligjin për Pagat.

“Për ne si punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës është e papranueshme futja në këtë ligj për paga sepse ne e kemi buxhetin tonë që e krijojmë nga prodhimi i energjisë elektrike e jo prej buxheti të shtetit dhe në KEK nuk ka punëtorë të administratës apo shërbyes civil por janë punëtorë të minierës e të termocentralit”, ka thënë Llumica.

Ai ka shtuar se punëtorët e KEK-ut nuk mund të krahasohen me ata të administratave e shërbyeseve civil.

“70% e tyre nuk e shijojnë as pensionin pasi kushtet janë mjaftë të rëndë pa marrë parasysh se janë bërë investime për pajisje personale mbrojtëse dhe përkundër përdorimit të tyre nuk mund të iu iket rreziqeve në punë dhe kjo është arsyeja pse ne nuk mund të pajtohemi e të gjejmë punëtorë të punojmë për koeficientet që i kanë caktuar për administratën dhe shërbyesit civil”, ka thënë ai.

Llumica ka thënë se do të hyjnë në grevë dhe Kosova mbetet në terr nëse nuk e tërheqin KEK-un nga Ligji për paga.

“Ne i kemi bërë komentimin tonë më 25.07.2018 kur ka qenë koha për komentimin e projektligjit të sindikatës dhe kemi dëgjuar dhe kemi pa se dëshirojmë që edhe KEK-u të hynë në këtë projektligj për paga gjë që për ne është e papranueshme dhe do të hyjmë në grevë në rast se do të zbatohet. Në rast se vjen deri të greva ne do të hymë në grevë dhe Kosova të mbetet në terr e deshëm apo jo sepse edhe punëtorë nuk kemi të cilët rrezikojnë jetën e tyre dhe marrin sëmundje për pagën prej 239 euro”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu ka shtuar se nuk kanë pas takim me Qeverinë nga 2017-ta por për kundërshtimet e tyre i kanë njoftuar.

“Ne kemi kërkuar më herët takimin me ministrinë dhe Qeverinë, jemi takuar me këtë të fundit vetëm më 7 tetor të vitit 2017 dhe me 6 janar të vitit 2016 atëherë kur është diskutuar për ngitje të pagave ndërsa për këtë projektligj nuk jemi takuar ende por e kemi dërguar me shkrim kërkesën tonë. KEK jep diku 30 milionë euro Qeverisë së Kosovës, 3 euro e paguan tonin e thëngjillit që e nxjerrim ndërsa në rajon është 30 cent dhe veç se i jep buxhetit të shtetit 30 milionë euro këta donë prapë me mbisundu me Ligjin për paga”, ka përfunduar Llumnica.

Haradinaj: Në ditët dhe javët në vazhdim, gjithçka është e mundur

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e përjashtoi të enjten mundësinë e ndryshimeve në skenën politike, për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit qeverisës rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Udhëheqësit e institucioneve u takuan të enjten me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett për të diskutuar situatën ne vend. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar anulimin e tarifave për t’i hapur rrugë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe kanë paralajmëruar pasoja nëse kjo nuk ndodhë.

Kryeministri Haradinaj, tha pas takimit se tarifat ndaj mallrave serbe dhe bisedimet me Beogradin janë dy tema që nuk duhet të ndërlidhen mes veti. Ai tha se mbështet plotësisht procesin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, por sipas tij është e padrejtë të kushtëzohet ky proces nga Serbia.

“Ajo që është me rëndësi është që vendosja e taksës pra është vendim sovran, i Kosovës, nuk është bërë kundër dialogut por është bërë që t’i kërkohet Serbisë një qasje të re në raport me Kosovën. Ju e dini cinizmin e ministrit të Jashtëm (Ivica) Daçiç si i shau edhe udhëheqësit ndërkombëtarë edhe neve kur dështuam në Interpol, ky është një vendim sovran i qeverisë së vendit, unë nuk e kuptoj pse i ndërlidhin këto tema kështu si janë ndërlidhur deri më tani. Serbia ka marr plot vendime të brendshme dhe asnjë nga ato për ne nuk ka qenë kusht që të mos shkojmë në tavolinë. Nëse zonja Mogherini dëshiron ta vazhdojë dialogun le ta vazhdojë”, tha kryeministri Haradinaj.

Dallimet për tarifat kanë bërë që ditëve të fundit koalicioni qeverisës në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet tre udhëheqësve më të lartë të vendit të duken më të lëkundura se kurrë, ndonëse një natë më parë pas një takimi, udhëheqësit e koalicionit qeverisës thanë se koalicioni është funksional dhe i qëndrueshëm.

Megjithatë, kryeministri Haradinaj tha sot se në ditët e javët në vazhdim të gjitha janë të mundshme.

“Ne jemi në proceset, po them ashtu reale politike, të gjitha janë të mundshme në këto ditë dhe javë që vijnë. Dëshira ime është që së pari këtë të shtunë të kryejmë disa detyra që janë me interes për vendin pra buxhetin, që mos t’i lëmë arsimtarët dhe të tjerët pa paga se dimë çka do të thotë ajo, nëse mospajtimet politike vazhdojnë mund të rezultojnë edhe me të arritura tjera, çfarëdo qofshin ato”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj u gjet nën kritikat edhe të partnerëve të koalicionit për veprime kundër kërkesave dhe interesave amerikane në Kosovë. Por, ai sërish të enjten hodhi poshtë kritikat e tilla, pas takimit me ambasadorin Kosnett.

“Unë kam shumë respekt për ambasadorin amerikan edhe për Amerikën. Amerika për mua është familja ime edhe kur nuk ndajmë mendimin e njëjtë e përjetoj si familje”, tha kryeministri Haradinaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha ndërkaq se takimet e tilla ndodhin shpesh dhe janë garanci e përkushtimit për një bashkërendim edhe më të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj se ishte një takim që i ka kontribuar qartësisë së agjendës dhe natyrisht fuqizimit të bashkëpunimit edhe më të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i SHBA-ve dhe nuk ka individë apo agjendë ditore që do ta sfidoj këtë partneritet të shtetit të Kosovës, të vullnetit të qytetarëve as sot as në të ardhmen pra me SHBA-të”, tha ai.

Tarifat ndaj mallrave serbe, të vendosura me 21 nëntor të vitit që lamë pas, ka nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian ndërkaq Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave duke bërë që procesi të vazhdojë të mbetet i pezulluar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, publikoi të enjten një letër dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilën, rithekson gatishmërinë për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën “kur Kosova të heqë taksën” që u ka vënë prodhimeve nga Serbia.

“Taksa e Prishtinës është ngarkesë dhe pengesë e pakapërcyeshme për rifillimin e bisedimeve, sepse jo vetëm që i shkakton dëm ekonomisë serbe, por rrezikon edhe jetën e serbëve në Kosovë”, thuhet në letrën e presidentit serb.

Tash për tash nuk ka ndonjë shenjë se kur mund të vazhdojnë bisedimet për shkak të tensioneve ndërmjet të dyja palëve, por edhe zhvillimeve të brendshme në Kosovë e në Serbi, që mund t’i çojnë të dyja vendet në procese zgjedhore. /VOA/

Motrat e vëllezërit, terapia më e mirë kundër stresit

0

Të kesh një motër ose një vëlla është një nga dhuratat më të mëdha që prindërit mund të bëjnë.

Ata luajnë me ne kur jemi të vegjël dhe janë partnerë jete kur rritemi.

Përveç kësaj, ata na ndihmojnë të mos bien në depresion: një studim ka treguar se të kesh një motër që flet shumë, ka efekt antidepresiv.

Studimi, i kryer në Shtetet e Bashkuara, ka treguar rolin themelor dhe shumë të rëndësishëm që motrat kanë në dinamikën familjare.

Gjatë hulumtimit, u tregua se fëmijët që kanë vëllezër dhe motra ndjehen më pak të vetmuar dhe kanë më shumë gjasa të jenë të dashur dhe bujarë nëse ndjekin shembullin e një vëllai ose motre më të madhe.

Megjithatë, një përfitim i mëtejshëm është zbuluar për ata me një ose më shumë motra: kanë një efekt të shkëlqyer antidepresant.

Gratë priren të flasin më shumë për njëra-tjetrën dhe kjo ndihmon në krijimin e lidhjeve më të forta të komunikimit që gjithashtu kanë efekte antidepresive.

Mos të lëmë pa përmendur dhe faktin se prania e një motre do të jetë aleatja më e madhe gjatë gjithë jetës sonë, e cila përveçse do t flas shumë me ne do të na dëgjojë duke na i lehtësuar problemet.

Marina portugeze kap 2,5 tonë kokainë në Atlantik

0

Policia portugeze njoftoi sot se ka kapur rreth 2,5 tonë kokainë dhe arrestuar 11 persona në bordin e një anieje që mbante flamurin e Panamasë pranë brigjeve të Portugalisë.

Në një operacion të përbashkët mes marinës dhe forcave ajrore portugeze, 11 persona, të gjithë europianë, shumica e të cilëve nga Europa e Lindjes u arrestuan dhe vendosën në paraburgim.

“Sasia e kokainës së kapur mund të ketë një vlerë tregu mes 100 dhe 125 milionë euro sipas tregut ku do të shitet”, theksoi para medias përgjegjësi i luftës kundër drogës në policinë gjyqësore portugeze, Artur Vaz.