Home Blog Page 11127

Suada Sherifi qenka martuar dhe e ka mbajtur të fshehtë!

0

Ish-missi shqiptar Suada Sherifi na surprizoi të gjithëve me lajmin e gëzueshëm.

Ajo qenka martuar në fshehtësi dhe tani e zbuluam!

Suada nuk ka treguar shumë rreth jetës së saj private apo fejesës me biznesmenin Eldi Dizdari, por duket se dyshja paskan kohë që janë martuar.

Madje ata janë bërë prindër të një vogëlusheje me emrin Deizi,e cila erdhi në jetë  në gusht të 2016-ës.

E ftuar në emisioni “Thumb” Suada u shpreh;

“Në fakt, në fakt, unë e kam mbajtur pak të fshehtë, po unë jam martuar”, tha ish-Missi shqiptar .

Ndoshta nuk është në planet e saj një ceremoni e madhe.real-news.tv

Akuzat ndaj Berishës për ndalimin e shkeljes në SHBA, reagon DASH

0

Ditën e djeshme u zhvillua një debat me tone të ashpra dhe fyese mes Ramës dhe Berishës në Kuvendin e Shqipërisë.

Rama pyeti Berishën nëse mund ta ‘kapërcente dot oqeanin’, duke iu referuar ndalimit për në SHBA, por sot DASH ka një përgjigje.

‘Gazeta Shqiptare’ ka kontaktuar me Departamentin e Shtetit, ku specialisti i çështjeve publike, Scott Lueders, i ka kthyer një përgjigje lidhur me çështjen.

“Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu:

https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm

Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë.

Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkroi Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikëve në DASH.

Beyonce dhe Jay Z japin bileta falas, por kanë një kusht

0

Beyonce së bashku me bashkëshortin e saj, reperin e njohur Jay Z, ju japin mundësinë të merrni vazhdimisht bileta falas për koncertet e tyre, vetem nëse ju mbani një dietë ushqimore vegane. Në bashkëpunim me “Greenprin Project” ata kanë sfiduar njerëzit që të ndryshojnë mënyrën se si ushqehen, të paktën për një javë.

Projekti “Greenprin” ofron një sërë variaconesh si: të hani mëngjese pa mish ose nënprodukte të tij, të merrni ushqim vegan në punë, të ktheheni në vegan, të jeni vegan në një ditë të javës, ose të paktën dy vakte të ditës të përmbajnë ushqime vigane.

Beyonce dhe Jay Z, kanë bërë vazhdimisht thirrje për mbajtjen e një diete vegane, pasi ata e konsiderojnë shumë të rëndësishme mbajtjen e trupit në formë. Në fund të vitit 2018, ata sfiduan të gjithë fansat e tyre t’i bashkoheshin regjimit vegan gjatë vitit 2019.

Regjisori amerikan realizon dokumentarin për heroin kosovar

0

Amerikanët ndoshta kurrë nuk kanë dëgjuar për Zahir Pajazitin, por për kosovarët e shohin atë si një hero kombëtar.

Në të gjithë Kosovën, kujtesa e tij portretizohet nga figura të zymta dhe statuja militante.

Filmi dokumentar “Mjaltë nga shkëmbi” do të kujdeset ta zbulojë profilin njerëzor të Zahirit. Duke intervistuar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët që e njihnin më së miri, personaliteti i vërtetë i Zahirit do të kapërcejë legjendën e tij të politizuar. Do të dëgjohet “rrahja e zemrës” së tij njerëzore.

Dokumentari është përgatitur nga skenaristi dhe regjisori amerikan, Douglas Beck dhe regjisori i ri kosovar, Valdrin Fetahu.

Premiera e tij do të jepet në muajin maj të këtij viti. Dokumentari do të shfaqet edhe në ShBA.

Përfundon takimi me ministren, pedagogët: Presim deri në mbrëmje, përndryshe grevë

0

Pedagogu Mark Marku ka zbuluar detaje nga takimi me Ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Për gazetarët, Marku tha se Shahini nuk reagoi për asnjë nga kërkesat e pedagogëve, drejtuar Ministrisë së Arsimit përmes një shkrese.

Pedagogu u shpreh se do t’i japin kohë deri në darkë Shahinit, më pas do vendosin për grevë.

“Ne diskutuam për gjendjen në univeristet, i përqendruam kërkesat te takimi i asambleve para ministrit. Gjatë takimit ministri nuk u shpreh për asnjërën nga kërkesave, e çoi diskutimin në mënyrë jopruduktive për kërkesat. Presim deri në darkë deri sa ajo të ketë një përgjigje konkrete.

Ministrja e pamë që nuk po i përgjigjet gjendjes adekuate. Ne do konsumojmë asamblenë se vendimi për grevë do merret nga pedagogët. Do presim deri në darkë, më pas do i drejtohemi trupës akademike për një greve të përgjithshme të pedagogëve.

Deri në momentin e fundit qamë hallet, nuk pranonin të plotësonin kërkesat se nuk ishte e autorizuar.  Nëse kolegët do bien dakord që të zhvillojmë një grevë të përgjithshëm, jo detyrimisht është e njëjta gjë. Patjetër, që ne kemi qenë në mbështetje të protestës që ditën e parë, nuk ka asnjë kufizim për mënyrën si protestojnë. Mjaftojnë të jenë protesta paqësore”, u shpreh ai.

Dëbora/ Aksi rrugor ku duhet të përdorni zinxhirët

0

Një tjetër njoftim është bërë nga ARRSH, ku jep informacion në lidhje me gjendjen e akseve kryesore nga reshjet e dëborës.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, qarkullimi i automjeteve në të gjithë akset rrugore është i lirë, pasi nuk ka asnjë rrugë të bllokuar.

I vetmi aks ku patjetër duhet të përdorni zinxhirët është Qafë Dragalicë-Klenje-Steblevë.

ARRSH gjithashtu thekson se kompanitë e mirëmbajtjes kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur ngrica./real-news.tv

Erëra të forta në portet detare gjatë fundjavës

0

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka publikuar një njoftim në lidhje me situatën në porte gjatë kësaj fundjave.

Në lajmërim theksohet se të gjithë pronarët e mjeteve detare dhe operatorët e porteve duhet të marrin masa lidhur me stuhitë që parashikohen dhe erërave të fuqishme në bregdet.

Pritet që në datat 1, 2 dhe 3 shkurt bregdeti të përfshihet në erëra të forta.

Ja njoftimi i plotë:

Drejtoria e Përgjithshme Detare informon Lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e RSH dhe hapësirën detare, që ditën e premte, të shtunë dhe të diel, me konkretisht në datat 1 , 2 dhe 3 shkurt 2019, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me drejtim nga Jug-JugLindje dhe forca e detit 7 shkalla Boufort në det të hapur.
Ju lutemi të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete./real-news.tv

Pse të gjitha femrat po e quajnë “vjehërr” mamanë e Ledrit?

0

Reperi i famshëm Ledri Vula, na e ka treguar gjithmonë lidhjen e ngushtë që ka me nënën e tij, Xheraldinën.

Me sa duket Xheraldina ka pasur ditëlindjen dhe reperi nuk ka nguruar ta urojë në mesnatë duke e mbuluar me lule.

Por ajo që të bie në sy janë komentet e fnsave të Ledrit.

Të gjitha vajzat kanë nisur ta quajnë “vjehërr” mamanë e tij.

Të gjitha vajzat duan të jenë të lidhura aq shumë me reperin simpatik, saqe për ti hyrë në zemër kanë nisur këtë strategji.Nuk është çudi apo jo?./real-news.tv

 

‘Qëndroni brenda’: Shkon në 21 numri i viktimave nga Arktiku ‘Midwest’

0

Ka qenë historike dhe vdekjeprurëse, vorbulla polare e cila mbërriti të mërkurën dhe preku disa vende te SHBA dhe ajo qe e ndjeu me shume ishte Chicago. Temperaturat kanë shkuar nen zero dhe vendi është mbuluar nga një borë dhe një ere e pazakonshme

Temperatura e Çikagos arritën 21 grade të mërkurën në mëngjes, duke shënuar kështu një rekord  duke arritur deri të minus-27 dhe kjo nuk ishte pare qe nga viti 1985.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se temperatura arrinte në minus 28 gradë në Minneapolis, gati për të thyer një rekord prej më shumë se 100 vjetësh.

Temperaturat e ftohtës së erës në dhjetra qytete në të gjithë Minesotën dhe Dakotën e Veriut ranë në 60 ose më pak, njoftoi shërbimi i motit. Zyrtarët në Minesota tërhoqën borxhet nga rrugët në 11 qarqe juglindore, duke përmendur probleme mekanike për shkak të ftohtit ekstrem.

Janë të paktën 21 viktimat e motit të keq në SHBA. Moti ekstremisht i ftohtë në pjesën veri perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme duke shkaktuar të paktën 21 të vdekur sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Autoritetet kanë njoftuar se shkollat kane vazhduar të qëndrojnë të mbyllura ndërsa spitalet janë tejmbushur me pacientë si pasoje e probleme të shkaktuara nga acari.

Në Chicago, termometri shkoi deri në minus 29 gradë Celsius, ndërsa në Wisconsin, minus 34 gradë Celsius. Guvernatorët e shteteve si Ilinois, Miçigan dhe Uiskonsin kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Ekipet e emergjencës po punojnë për t’iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë. I ftohti ekstrem tashmë ka nisur të zhvendoset në pjesën perëndimore të Nju Jorkut ku niveli i dëborës ka shkuar deri në 51 centimetra. Probleme të shumta janë krijuar në transport dhe në aeroporte.

Në mesin e viktimave është një student i Universitetit të Iowa, i gjetur i vdekur jashtë shtëpisë së tij në Detroit. Një burrë tjetër, ish-anëtar i këshillit të qytetit të Ecorse, u gjet i vdekur në Miçigan, ndërsa në Illinois një plak 82-vjeçar vdiq nga hipotermia jashtë shtëpisë së tij.

Në Çikago, ndërkohë, një 75-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një borëpastruese. Fronti i ftohtë, që shtrihet nga Nju Jorku në Montana, solli temperatura më të ulëta se ato të regjistruara në Antarktidë dhe zyrtarët paralajmëruan se qëndrimi jashtë edhe vetëm për 5 minuta mund të çonte në ngrirje. Ndërkohë, në gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas faqes FlightAware.com janë anuluar mbi 2 mijë fluturime

 

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Korrupsioni, OSBE: Regresi i Shqipërisë, shqetësues

0

Duke komentuar të dhënat e raportit të fundit të Trasparency International, mbi perceptimin e korrupsionit, Prezenca e OSBE-së u shpreh e keqardhur “që prirja pozitive që ekzistonte prej vitit 2013 e në vijim u përmbys në 2017-ën dhe u përkeqësua më tej në vitin 2018”.

Raporti i organizatës, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 99-të, ndryshe nga një vit më parë kur ajo ishte e 91-ta. Raporti që përfshinë 180 vende të botës përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar.

Sipas Trasparency International “duke qenë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria ishte përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit me pesë pikë. Por, krahasuar me një vit më parë ajo ka shënuar rënie për dy pikë, nga 38 në 36 në krahasim me vitin e kaluar. Kjo mund të jetë për shkak të një ngërçi politik që bllokoi disa reforma anti-korrupsion të ecin përpara. Me një proces të ri të vetingut dhe kuadrin institucional të kundër korrupsionit pothuajse të plotë, mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të përmirësojë rezultatin e saj në të ardhmen”, thuhet në raport.

“Fatkeqësisht, shumica e vendeve të Evropës Juglindore kanë pësuar regres në krahasim me një vit më parë. Prirja negative në rastin e Shqipërisë është edhe më shqetësuese, pasi përmbys përmirësimin e dukshëm në perceptimin e korrupsionit mes viteve 2013 dhe 2016″, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së ambasadori Bernd Borchardt, në një deklaratë të posaçme.

“Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë”, nënvizoi ambasadori Borchardt, ndërsa shtoi se reformat e ndërmarra, përfshirë këtu vetingun në sistemin e drejtësisë, duhen realizuar, si dhe të ngrihen institucionet e reja kundër korrupsionit: “Presim me padurim themelimin e institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe vazhdojmë t’i bëjmë thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese në Shqipëri të vazhdojnë me zbatimin e reformave në drejtësi dhe reformave kundër korrupsionit në përputhje me rekomandimet dhe detyrimet ndërkombëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit”, u shpreh zoti Borchardt.

Ai theksoi po ashtu rolin që mund të luajnë qytetarët edhe shoqëria civile në këtë drejtim: “Qytetarët shqiptarë duhet ta refuzojnë dhe denoncojnë korrupsionin pranë organeve qeveritare. Po ashtu, shoqëria civile duhet ta monitorojë vazhdimisht jetën publike në vend dhe të raportojë rregullisht sa i përket çdo çështjeje lidhur me korrupsionin, duke e mbajtur këtë temë në qendër të vëmendjes së publikut, si dhe duke mbështetur zhvillimin e legjislacionit, institucioneve dhe ekspertizës së fushës”, deklaroi ambasadori i OSBE-së.