Lorik Cana bëhet baba për herë të dytë

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, është bërë baba për herë të dytë.

Enkeleida është anëtarja më e re në familjen Cana.

Vogëlushja dhe gjithashtu bashkëshortja e ish-liderit kuqezi gëzojnë shëndet të plotë. Ardhja në jetë e vajzës, ishte edhe arsyeja që Lorik Cana mungoi në ndeshjen “Golden Team, Albania” më 10 janar.

Loriku dhe bashkëshortja e tij Monica kanë edhe një djalë, Boiken.