Luana Vjollca “hakmerret” ndaj Alketës, poston videon…

luana-alketa.jpg

Postimet e revistës së Alketa Vejsiut për Xhemin dhe motrat Vjollca kanë qenë në fokus të mediave së fundmi.

Në postimin për Luanën dhe Marinën, komentohej jeta e tyre luksoze prej sheikësh dhe bukuria arabe. Pas zhurmës së madhe në rrjet, Alketa e fshiu përshkrimin për motrat Vjollca, mirëpo Luana ka vendosur “të hakmerret” sapo u kthye nga Dubai.

Moderatorja ka postuar puntatën e nesërme të “Shiko kush luan” në të cilën dëgjohet Rezarti i cili thotë: “Falenderojmë Alketën që kënaqet vetë me veshjet, me të gjitha dhe këndon vetë kudo”, ndërsa Luana shfaqet duke qeshur prapa tij.

Pavarësisht deklaratave në faqen e Instagramit të revistës së saj, Alketa deklaroi se nuk ka asgjë me Luanën dhe Marinën. “Janë super yje. I duam shumë”, komentoi Alketa.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303