Aktori i njohur i humorit Florjn Binaj ka reaguar së fundmi për Lumin Vjosa.
Sipas Google Maps emri i lumit Vjosa është shkruar greqisht dhe jo shqip.
Florjani e ka vënë re këtë gjë dhe ai ka treguar madje se emri ka qenë ndryshe para disa mujash dhe është ndërruar këto kohë.
“Google vazhdon t’i ndërrojë emrin Vjosës… Para disa muajsh ishte Aoos, sot në Google Maps del Sarandaporo”, ka shkruar aktori.
![]()
![]()
Flori ka përmendur në postime edhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke qenë se kjo çështje ka lidhje direkte me marrëdhëniet me fqinjët tanë.
I njëjti problem u ngrit edhe pak kohë më parë, sepse emri i Kosovës nuk shfaqej në hartën e “Apple”./real- news.tv

