fbpx

Mihrije Braha dhe Naim Abazi karantinohen në shtëpi, në pritje të përgjigjes së tamponit

Mihrije-Braha-dhe-Naim-Abazi.jpg

Ditën  e djeshme në emisionin “Rudina” të ftuarit nuk janë paraqitur në studio sepse janë izoluar pasi dyshojnë se mund të jenë prekur nga Covid-19.

Bëhet fjalë për Mihrije Braha dhe Naim Abazi, që kanë qenë në një lidhje me “Skype”, ndonëse fillimisht ishte planifikuar që të bënin intervistën e tyre studio.

Për shkak të disa simptomave që Naimi ka ndjerë, janë karantinuar në shtëpi dhe po presin rezultatin e tamponit.

Rudina Magjistari:Më vjen keq që nuk erdhët në studio, çfarë ka ndodhur?

Naim Abazi: Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë.

Rudina Magjistari:E ke bërë tamponin?

Naim Abazi:E kam bërë dhe pres rezultatin.

Rudina Magjistari:Cilat janë simptomat e para Naim, çfarë po ndjen?

Naim Abazi:Unë kisha një kollitje të lehtë e cila tani ka ndaluar por tani është periudhë Covidi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E patëm frikën se nëse na i japin rezultatin qoftë edhe në momentet që jemi tek ju, nuk do ishte mirë. Me shumë dëshirë do vinim sot në Tiranë .

Mihrije Braha:Na ka marrë malli.

Rudina Magjistari:Mihrije ti ke qenë mirë, ke pasur ndonjë simptomë?

Mihrije Braha:Mendoj që edhe unë kam disa simptoma si Naimi, por nuk e kam bërë tamponin akoma, kështu që shohim e bëjmë, po presim një herë përgjigjen e Naimit.

Rudina Magjistari:Naim uroj që të marrësh një rezultat negativ, por nëse është e kundërta uroj që të jetë sa më e lehtë për ty.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303