fbpx

Moderatori i njohur rikthen në ekran Xhemi Shehun pas largimit nga Top Channel

2EF90D73-C987-499C-93C1-9D92D7135F25.jpeg

Gjatë verës moderatorja Xhemi Shehu konfirmoi se ajo s’do të ishte më pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Tashmë është zbuluar se ku do e shohim pas postimit të moderatorit Eni Shehu.

“Nuk është karantinë” titullohet emisioni i tij i ri i cili do të transmetohet në “Abc News”, ndërsa gjatë videos u vu re prezenca e Xhemi Shehut.

Duket se ky është projekti dhe televizioni i ri ku do ta shohim moderatoren, ndërsa  “Nuk është karantinë” do të na shoqërojë në ekran çdo fundjavë.

Eni u shpreh mjaft entuziast për projektin e tij të ri i cili rikthen në ekran moderatoren:

Heeeyyyy miqqq sidomos ju qe me njihni nga afer e dini entuziasmin dhe emocionet qe me shoqerojne para cdo projekti. Po sinqerisht kam 10 min me tel ne dore e s’di nga t’ia filloj: Imagjinoni nje program krejtesisht dinamik dhe shume sfidues! “Nuk eshte Karantine” – me besoni, eshte nje serial televiziv qe mezi po pres ta shihni dhe te frymezoheni nga aventurat, personazhet, historite dhe keshillat per nje jete aktive e sa me te shendetshme. Cdo fundjave do jemi bashke ne Abc News Albania

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303