18.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024

TË FUNDIT

Neritan Liçaj, Ina Mukës: Thuaj të vërtetën

spot_img

Në protestën e 22 nëntorit Ina Muka, një efektive e policisë, u plagos me nga shpërthimi i një lënde plasëse. Sic ndodh gjithmonë në vendin tonë, kjo ngjarje morri edhe ngjyra politike, ku njëra palë shante popullin, kurse pala tjetër shante qqeverinë.

Reagime dhe statuse të panumërta kanë qenë edhe nëpër rrjete sociale, shprehnin keqardhje për të gjithë ngjarjen e ndodhur.

Ndër to ka qenë edhe aktori Neritan Liçaj, i cili nëpërmjet një statusi në facebook, i kërkon Inës të thotë të vërtetën.

Statusi i plotë: ” Me shumë respekt ju drejtohem ju oficere e policisë Ina Nuka.
Kam vlerësimin maksimal për ju dhe të gjithë uniformat sepse jam rritur dhe edukuar nga një baba ushtarak.E di shumë mirë sa detyrë të bukur, të vështirë plot përgjegjësi dhe delikate keni të gjithë ju ne uniformë! E njoh me detaje formulën e betimit, kodin e nderit dhe të të vërtetës që udhëheq parimin tuaj bazë në thirrjen e brendeshme që keni si njerëz për ti shërbyer këtij vendi,kombit dhe flamurit.Për këtë gëzoni mirënjohjen dhe rrespektin të pakten timin personal.
Do të të isha shumë mirnjohes që në bazë të këtij betimi të të vërtetës dhe sikur ajo t’ju rrezikojë gjithcka deri dhe jetën tuaj, sipas kodit te ushtarakut të thoni të vërtetën tuaj..dhe jo atë që tregone propoganda e cartur ku del një here katër gishta te prerë nje here dy gishta te prerë një foto me një gisht të fashuar dhe një me floke gështenjë me dy duar te fashuara…
Si ushtarake në detyrë e keni gjithë të drejtën dhe detyrën të thoni te vërtetën dhe vetëm të vërteten dhe të mos lejoni që nderi juaj si ushtarake në detyrë të bëhet lojë që trazon një vend të tërë që ju jeni betuar ta mbroni.
Me shumë rrespekt per ju.
Do ishe heroina ime nqs do e bëje këtë gjë.Të tregoje të VËRTETËN para shqiptarëve!”

Ndërkohë ju kujtojmë që Ina Muka ndohet në Turqi, për një trajtim më të specializuar.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat