Që ta dini përfundimisht, nëse dikush duhet të luajë rolin e Obamas në një film vendin e zuri Drake!
Vite më parë, Drake ka shprehur dëshirën për të luajtur në një film, rolin e Barack Obama-s dhe nëse kjo ndodh, ish-kreu i Amerikës do t’i japë gjithë mbështetjen e tij.
“Më duhet ta them këtë, Drake duket nga ata njerëz që është i aftë të bëjë çfarë ëndërron të bëjë. Eshtë i talentuar, kështu që nëse vjen kjo kohë dhe ai ndihet gati…Drake ka aprovimin tim dhe të gjithë familjes madje. Mendoj se Malia dhe Sasha do të ishin kaq dakord!”- është shprehur Barack në intervistën e tij të fundit.
Këngëtari shprehu hapur dëshirën për të luajtur personazhin e Obama-s në një film përgjatë vitit 2012:
“Uroj që një ditë, dikush të bëjë një film për jetën e Obama-s sepse dua ta luaj unë. Ky është objektivi. Sa herë që e shoh atë të dal në TV nuk e ndërroj kurrë kanalin. I kushtoj vëmendje dhe dëgjoj detaj apo çfarë ai thotë. Kushdo që më njeh, e di që jam shumë i mirë në imitime.”
Në fakt, figura e Obama-s është portretizuar edhe më herët në ekran në filmin Southside With You and Barry, por asokohe ish-presidenti tha se nuk shqetësohet shumë për mënyrën se si e portretizojnë figurën e tij pasi ka shumë përgjegjësira të tjera në jetën reale.

