fbpx

Një tjetër abuzim seksual nga roja i jetimores, Arbana Osmani zbulon historinë tronditëse

Roja i shkollës në Tiranë i cili  abuzoi për 3 vite me një të mitur ka tronditur mbarë opinionin publik. Marrë shkas nga ngjarja e fundit një tjetër skandal i një abuzimi seksual do të bëhet publik.

Gazetarja e njohur e Top Channel, Arbana Osmani nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë me dije që ditën e shtunë tek “Dua të të bëj të lumtur” do të na rrëfejë një histori akoma më tronditëse.

Ajo ka treguar se për herë të parë në një studio televizive një vajzë 12 vjeç do tregojë sesi roja e jetimores ka abuzuar me të seksualisht, edhe kur ajo e ka denoncuar.

“Të shtunën, më 6 qershor tek “Dua të të bëj të lumtur” një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshë 12-vjecare nga roja i jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abuzuar me të”, ka shkruar Osmani, duke bërë të ditur historinë e cila me siguri do të ngjallë shumë diskutime.