fbpx

Olta Boka në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë!

maxresdefault-6.jpg

Burime për “Iconstyle.al”, kanë treguar se, këngëtarja Olta Boka është në pritje të ëmbël të një bebushi.

Ajo dhe partneri, Iv Rrokaj, do të bëhen prindër për herë të parë.

Burimet tregojnë se barku i rrumbullakosur i Oltës tashmë është mëse i dukshëm, aq sa nuk mundet t’i shpëtojë më syrit të njerëzve.

Olta ende nuk e ka dhënë zyrtarisht këtë lajm të bukur dhe nuk dihet cila është gjinia e fëmijës apo muaji i shtatzënisë, megjithatë mbetet ta mësojmë së shpejti!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303