fbpx

Për herë të parë ‘James Bond, Agjenti 007’ do të jetë grua

15072019-jb-post.jpg

‘James Bond, Agjenti 007’, duket se do të jetë plot surpriza.

Kujt ia priste mendja se i famshmi Daniel Craig do zëvendësohej nga një zonjë?

Sipas ‘Daily Mail’, filmi i shumëpritur nis me James Bond të luajtur nga Craig teksa del në pension. Në një prej skenave të filmit ai fton agjentin 007 dhe në dritë del Lashana Lynch, 31-vjeçarja e njohur nga pjesëmarrja më e hershme në ‘Captain Marvel’.

Daniel rikthehet sërish në film për të ndaluar një katastrofë globale pranë fundit.

Pritet që kjo seri e radhës e Agjenti 007 të jetë po aq e suksesshme sa të shkuarat.

Protagonizimi i një femre në një film të tillë është pritur shumë mirë nga kritikë. Në prill të 2021, pritet që të bëhet edhe lançimi zyrtar në kinema.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303