TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët banesa, 9 të asfiksuar

Mbrëmjen e së dielës një pallat në lagjen numër 1 të qytetit të Durrsit është përfshirë nga flakët.

Mësohet se 9 banorë janë gjetur të asfiksuar të cilët janë evakuuar dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.

Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar, vetëm dëmet materiale kanë qenë të shumta.

Dyshohet se banesa është përfshirë nga flakët për shkak të një dysheku me ngrohje që kishte familja.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat