fbpx

Pra Xhensila Pere edhe po ta shohë në rrugë Alesia Bamin do ja thotë troç: “Je shumë e bukur por nuk bën për atë punë”

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, në Edicionin Veror në ABC News, Xhensila tha se edhe sot e kësaj dite e mendon që Alesia është një vajzë shumë e bukur, por nuk bën për punën që aktualisht ka. Ajo madje u pyet nëse ka pasur ndonjë komunikim ose mesazh nga Alesia, por u shpreh se përpos mesazheve me adresa false në Instagram, të cilave u bën shumë lehtë block, nuk ka pasur tjetër komunikim.

Por çfarë do të bënte Xhensila nëse do ta shihte në rrugë Alesian? Thjesht do t’i përsëriste të njëjtin mendim që ka për të:

“Marrëdhënia ime me Alesian ka qenë këtu e 6 vite para kur ajo ka qenë pjesëmarrëse te Miss Universe! Ka qenë viti i parë që unë hyja në bashkëpunim me producentin Eduart Deda dhe kam qenë më tepër e jashtme sesa pjesë e stafit organizativ.

Unë jap mendimin tim, nuk më pëlqen të shtirem, ky është mendimi im. Kam përshtypjen se duhet t’i vë fre ndonjëherë kësaj gojës se flas shumë, por mendimet e mia janë këto, kështu që kujt i vjen mirë, ashtu siç më gjykojnë mua, të jetë i përgatitur. Për sa kohë që je një personazh publik duhet të jesh i përgatitur si për të mirat ashtu edhe për të këqijat. Alesia është shumë e bukur por thjesht nuk bën për atë punë.

Edhe po ta shoh në rrugë e të ndryshojë rrugën do ta thërras, t’i them Alesia je shumë e bukur por nuk bën për atë punë”, u shpreh Pere.

Ajo tregoi se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri në televizion që do të jetë një format shumë ndryshe.