Prezantuesja e famshme italiane, Alessia Marcuzzi ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Mbrëmjen e kaluar Alesia nuk ka qenë në studio për të drejtuar emisionin ‘Le Iene Show’, pasi rezultoi pozitive me COVID-19.
48-vjeçarja gjatë një lidhje direkte gjatë emisionit ka treguar për gjendjen e saj dhe mënyrën si u infektua me koronavirus.
“Në mëngjes mësova që shoqja e vajzës sime ishte infektuar me koronavirus kështu unë dhe familja ime bëmë të gjithë tamponin e shpejtë. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes rezultuan negativ ndërsa unë jam pozitive. Por fatmirësisht nuk kam simptoma, jam shumë mirë”-rrëfeu prezantuesja.

