Së fundmi këngëtari August Alsina ka treguar se ka pasur një lidhje dashurie shumëvjeçare me aktoren Jada Pinkett Smith.
E çuditshmja qëndron se August ka pohuar se edhe burri i saj Will Smith jo vetëm që e dinte, por u kishte dhënë dhe leje.
Një zëdhënës i Jada mohoi pretendimet për Page Six, duke i quajtur ato “absolutisht jo të vërteta” dhe MailOnline ka kontaktuar një përfaqësues për koment të mëtejshëm.

Këngëtari tregoi në The Breakfast Club për Angela Yee, se ishte i dashuruar me Jada-n, 48 vjeç dhe tha:
“Unë u ula me Will [Smith] dhe bëra një bisedë për transformimin e martesës së tyre në partneritet jete … ai më dha bekimin e tij”.
Burime për Page Six, tregojnë se ishte djali i Jada-s, Jaden, 21 vjeç, ai i cili i prezantoi ata në gusht të vitit 2015.
Të dy u bënë shumë të afërt dhe pushuan së bashku me familjen në Hawaii një vit më vonë. Ata madje morën pjesë bashkë në BET Awards 2017.
“Dhashë gjithçka nga vetja për atë marrëdhënie për vite të tëra të jetës sime, dhe unë me të vërtetë e dua thellësisht dhe kam shumë dashuri për të. E përkushtova veten në atë lidhje aq shumë sa mund të vdisja tani duke ditur që vërtet iu dedikova dikujt”
August pretendon se lidhja e tyre zgjati me vite, nuk dihet se cila ishte periudha kohore kur ata kanë dalë bashkë.
Rikujtojmë se Jada është martuar me Will që nga viti 1997, ata janë prindër të Jaden dhe vajzës Willow, 19.
Real News

