fbpx

Reshje dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

vranet.jpg

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 15°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 08°C.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303