Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka bërë një tatuazh në gjuhën shqipe, me një kuptim mjaft të veçantë.
Ylli i muzikës i ka treguar gjithë botës tatuazhin e saj më të ri në trupin e saj, që është shkruar në gjuhën shqipe.
Në pjesën anësore të qafës, Rita ka shkruar fjalën ‘zog’, një fjalë përkëdhelëse në shqip, të cilës vetë Rita i ka dhënë kuptimin me anë të një shpjegimi që i ka bërë nën foton e publikuar në Instagramin e saj.
“Kur isha e vogël, mamaja im më thërriste ‘zog’, ‘Zogi mamit”, që do të thotë zogu i saj i vogël.”-, ka shkruar Rita.


