TË FUNDIT

“Sadna” aktorja indiane infektohet me koronavirus

Aktorja indiane, Sara Khan, e njohur për rolin e famshëm të Sadnës te “Bidai”, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë publik vetë aktorja në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar se tashmë ka nisur periudhën e izolimit në shtëpi.

Aktorja, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr kurë në kushte shtëpie.

“Fatkeqësisht, sot jam testuar pozitive me koronavirus. Autoritetet dhe doktorët më udhëzuan të karantinohem në shtëpi. Ndihem mirë dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt”,- ka shkruar ajo.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat