fbpx

Si u zbulua polici mashtrues shqiptar i Tsipras

shqiptari.jpg

Autoritetet greke kishin marrë informacione të dyshimta për një shqiptar që pretendonte se ishte polic dhe pjesë e stafit të sigurisë së Kryeministrit Alexis Tsipras. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit në fakt nuk është bërë i ditur. Ai u identifikua nga policia e Athinës dhe u vu në pranga.

Atij iu gjet një dokument policie të cilin e mbante me vete dhe një armë false. Pas verifikimeve rezultoi që edhe dokumenti policor ishte i falsifikuar. Në fakt i përkiste një efektivi të policisë greke i cili e kishte deklaruar të humbur në vitin 2016. Gjatë marrjes në pyetje, 28-vjeçari shqiptar pohoi se ëndrra e tij ishte të bëhej polic por nuk ia kishte dalë.

Për këtë arsye, ai pretendonte vazhdimisht dhe shfaqej të ishte një punonjës i policisë greke, madje dhe anëtar i rojeve të Kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras. Gjatë kontrolleve në banesën e tij në Athinë, iu gjetën fotografi të tij me uniformë policore, radio, objekte dhe simbole të tjera të policisë, si dhe iu sekuestruan dy automjete luksoze, Mercedes SLK dhe Jeep Cherokee.

Si u zbulua shqiptari “polic”

28-vjeçari shqiptar që pretendonte të ishte polic grek, u zbulua rastësisht. Ai i kishte thënë një polici rrugor që ndodhej me shërbim pranë godinës së Kryeministrisë, se është roja i dytë i sigurisë së Kryeministrit dhe qëndronte aty për të garantuar sigurinë e z.Tsipras. Madje kishte ndërhyrë në debatin mes policit rrugor me një qytetar, duke e paralajmëruar se do të detyrohej ta arrestonte nëse nuk qetësohej. Sjellja e tij ngjalli dyshime te polici rrugor, i cili kërkoi menjëherë verifikim për personin në fjalë dhe njoftoi drejtorinë e policisë, duke i dhënë të gjitha informacionet dhe karakteristikat e shqiptarit.

Menjëherë u mobilizuan forcat e policisë, të cilat shkuan në kryqëzimin ku po qëndronte 28-vjeçari. Ky i fundit u largua menjëherë sapo pa policinë të afrohej. Gjatë ndjekjes, shqiptarit i ra çanta personale dhe u sekuestrua nga forcat e policisë, të cilat brenda gjetën informacionin e nevojshëm që u duhej për të identifikuar dhe zbuluar të vërtetën e 28-vjeçarit shqiptar, që ishte vetëshpallur efektiv policie pasi nuk kishte mundur dot të bëhej i tillë

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *