Futbollisti i talentuar shqiptar Taulant Xhaka është bërë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij Arbnora solli në jetë vogëlushin e pagëzuar me emrin Klevis.
Lajmi u bë i ditur nga vetë futbollisti nëpërmjet llogarisë së tij në instagram.
Xhaka postoi një foto me mbishkrimin:
“Mirë se erdhe engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan në pafundësi”, shkruan futbollisti në foton e ëmbël.


