Jennifer Lopez dhe Maluma morën të gjithë vëmendjen e Çmimeve Amerikane të Muzikës për vitin 2020!
Të dy super yjet latinë sollën tërheqjen e tyre seksuale dhe talentin e tyre në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të mbajtur të Dielën.
Artistët dhanë performancën premierë botërore të “Pa ‘Ti” dhe “Lonely”, dy nga këngët që ata shkruan për filmin e ardhshëm, Marry Me.
Lopez performoi si të ishte një motiv burgu i frymëzuar nga Çikago për vargun e saj në “Pa ‘Ti”, duke kënduar dhe vallëzuar ndërsa hija e hekurave hidhte vija në figurën e saj të hollë.

Maluma, më pas u bashkua me të për “Lonely”, dhe kimia midis interpretuesve të mrekullueshëm ishte e dukshme.
Jennifer dhe Maluma nuk u nominuan për ndonjë çmimin në AMA 2020, por kjo performancë mori gjithë vëmendjen e duhur.

Të dy u ulën përballë njëri-tjetrit përpara se Lopez të ngjitej në tryezë për një nga momentet më joshëse nga numri i tyre fenomenal.
Për më tepër ndiqni videon e plotë:

