TË FUNDIT

Trondit audiencën! Aktorja e njohur bën deklaratën e papritur: Jam transgjinor

Aktorja e fmashme e hollivudit e cila është nominuar edhe për çmimin Oscar  ka deklaruar hapur se është transgjinor .

Ellen Page  u kërkoi fansave ta thërrisnin me “ai” dhe u shpreh me fat që më në fund arriti ta deklaronte hapur këtë “sekret”.

Ajo madje ka treguar se tashmë quhet Elliot.

“Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu. Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëimi. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans”-deklaroi aktori.

Page falenderoi gjithashtu familjen dhe njerëzit e dashur që e kanë mbështetur duke e pranuar ashtu siç është.

Pas kësaj deklarate, të shumtë ishin të famshmit të cilët e kanë përkrahur aktorin duke e përgëzuar që e tregoi publikisht këtë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat