fbpx

U fut në det për të peshkuar, gjendet i pajetë në breg të detit 32-vjeçari nga Durrësi

2802c65327915890f6a1240a57f7d3dd_L.jpg

32-vjeçari Silvi Prifti është gjetur i pajetë pas 7 ditësh, pasi kishte humbur kontaktet edhe me familjen.

Sipas njoftimit zyrtar, policia njofton se trupi i pajetë u gjet ditën e sotme, në orën 07:35, në lagjen nr.1.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bërë denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen. Për këtë shtetas janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare”, raportohet ndër të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303